Kalo te përmbajtja
Vendi

PAMJE/ Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në Merdare

13 Gusht 2026, 08:32 Admin 42 shikime
PAMJE/ Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në Merdare

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente dhe u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.