Izjah Çelaj nën hetime për veprën penale “Mashtrim” dhe vepra tjera penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare.
Sipas informacioneve të siguruara, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante lidhur me dyshimet ndaj Izjah Çelajt, profesor në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.
Burime tona bëjnë të ditur se i njëjti muaj më parë është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ku gjatë deklarimit ka mohuar pretendimet e palës ankuese. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, deklaratat e të dëmtuarve, provat materiale dhe gjetjet tjera hetimore kanë ngritur dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “Mashtrim” dhe vepra tjera që mund të ndiqen edhe sipas detyrës zyrtare.
Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar se:
“Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante. Çështja është duke u trajtuar me prioritet.”
Sipas informacioneve, Izjah Çelaj dyshohet për disa raste në kohë dhe rrethana të ndryshme, përfshirë edhe një rast ndaj ish-dhëndrit të tij, ku pretendohet se dëmi material arrin vlera prej qindra mijëra eurosh. Gjithashtu, dyshimet lidhen edhe me raste tjera që kanë për qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Po ashtu, sipas burimeve, në këtë rast si i dyshuar përmendet edhe një person tjetër i afërt me të, për të cilin dyshohet se kanë vepruar së bashku në rrethana të ndryshme.
Personat e përmendur prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata kompetente.
#IzjahCelaj #IzjahÇelaj #Mashtrim #Hetime #Prokuroria #Drenas
#IzjahÇelaj #Prokuroria #NënHetim #Mashtrim #Drejtësia #Kosovë #IzjahCelaj #IzjahÇelaj #Mashtrim #Hetime #Prokuroria #Drenas IzjahCelaj, IzjahÇelaj, Mashtrim,Hetime, Prokuroria, Drenas IzjahCelaj IzjahÇelaj Mashtrim Hetime Prokuroria Drenas