Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e një gruaje nga Gjakova, e cila është raportuar e zhdukur.
Bëhet fjalë për Makfirete Kamer Avdylaj, e lindur më 18 shtator 1980 dhe me vendbanim në lagjen “Brekoc” në Gjakovë.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e saj apo të dhëna që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj, që ta njoftojnë menjëherë autoritetet.