Jemi në kërkim të një personi të përgjegjshëm, kreativ dhe të organizuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozitën Administratore për Media Online.
Detyrat kryesore:
* Menaxhimi i marketingut me partnerë, krijimi i bashkepunimeve
* Menaxhimi i rrjeteve sociale dhe platformave online.
* Publikimi dhe përditësimi i përmbajtjes.
* Komunikimi me klientët përmes mesazheve dhe komenteve.
* Monitorimi i performancës së postimeve dhe raportimi periodik.
* Bashkëpunimi me ekipin për krijimin e fushatave promovuese.
Kualifikimet:
* Përvojë e mëparshme në menaxhimin e mediave sociale përbën avantazh.
* Njohuri të mira të Facebook, Instagram, TikTok dhe platformave të tjera.
* Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
* Njohuri bazë të programeve si Canva ose aplikacione të ngjashme janë të mirëseardhura.
* Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë në ekip.
Ne ofrojmë:
* Ambient profesional dhe miqësor pune.
* Mundësi zhvillimi dhe trajnimi.
* Pagë konkurruese, sipas përvojës dhe aftësive.
* Mundësi për avancim në karrierë.
Nëse mendoni se jeni kandidati i duhur, dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi. Presim me kënaqësi aplikimin tuaj!